”NYOU festival”, tingujt e muzikës xhaz do të flasin njëzëri në mbështetje të njerëzve në nevojë
Nje festival shumëpritur do të zhvillohet këto ditë në kryeqytet. ”NYOU festival”, nën ritmet e muzikës jazzz vjen katër ditë radhazi për të gjithë artëdashësit në Tirane.Artisti i mirënjohur, saksofonisti Brikel Guga i ftuar në Mcn Radio dhe TvT na zbuloi më shumë nga detajet e surprizat e eventit që do të zhvillohet se shpejti.
Festivali vjen këtë vit si një projet ri më i zgjeruar duke përfshirë pjesmarrjen e shumë të rinjve dhe artistëve vullnetarë të gatshëm për të kontibuar me artin e tyre në lokacione të ndryshme për të qenë më pranë në jetën e njerëzve. Gjatë diteve të festivalit do të ketë argetime të ndryshme si work shop, open stage,ekspozita si edhe koncerte e artisteve profesioniste që do të performojnë në koncerte deri në orët e vona. Festivali do të startoj në daten 23 tetor me bandat e të rinjve te Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërise.Koncerti në cirk ku do të marin pjesë fëmijë dhe kryesisht të rinjtë ,do të organizohet në datën 24 tetor.Ndërsa 25 tetori , vjen me një organizim te Kalaja e Tiranës që nis në oren 16:00 deri në orët e vona. Qershia mbi tortë jane instrumentistë të njohur shqiptarë e të huaj te grupit nga Bostoni ”Market Elektrik Band” që do të performojnë në datë 26 tetor.
Brikeli na zbuloi se e bukura e këtij festivali, është se të gjitha të ardhurat do të dhurohen për njerëzit në nevojë, pjesëmarrësit dhe artistët do të jene vullnetarë.
Shumë pak ditë na ndajn nga NYOU festival,ku te gjithë do të kenë mundësinë të shijojnë muzikën xhaz ose siç thuhet ne slogan “Fall in love with Jazz” sepse xhazi është dashuri për të gjithë.