“O plerë”- Fansat akuzojnë Kelvin për largimin e Arjolës nga ekrani!
Pasi mori vëmendjen e duhur nga INTV Albania, Arjola Shehu u rekrutua nga nga një tjetër televizion kombëtar vitin e kaluar e cila moderoi për një sezon të plotë formatin e gatimit “Kush vjen për drekë”– program i cili vendoste në garë emra të njohur të medias, dhe pas përfundimit të sezonit televiziv, Arjola nuk u pa gjëkundi në tv. Formati që ajo moderonte u shkri.
Arjola Shehu për herë të parë ka dhënë një intervistë televizive tek miku i saj Kelvi Kadilli, në “Pop Culture”, e teksa Kelvi ka shpërndarë 1 foto për të bërë njoftimin e puntatës së radhës me Arjolën, një prej ndjekësve ka “akuzuar” Kelvin për largmin e Arjolës nga ekrani.
“O pler. Na e hoqe ktë yllin nga ekrani dhe na e le pa punë yllin e vogël”- (edituar) shkruan një prej ndjekësve Kelvit, i cili edhe ky i fundit ka dhënë përgjigjen e tij: “Se hoqa unë të betohem”– shkruan Kelvi teksa bën thirrje ndjekësve t’a ndjekin Arjolën të shtunën për të mësuar arsyen e largimit.