Ofendohet Chrissy Teigen, ndjekësit e teprojnë me komentet negative, ja si u përgjigjet
Kritikat, ironitë dhe ofendimet duket se e ndjekin Chrissy Teigen kudo edhe kur ajo nuk përpiqet të thumbojë në asnjë mënyrë.
Pak orë më parë modelja dhe moderatorja e famshme ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shfaqet së bashku me bashkëshortin e saj, John Legend.
32-vjeçarja dhe këngëtari i famshëm ishin nisur në “City Harvest’s Gala”, në New York dhe Chrissy dukej mahnitëse në muajin e 9 të shtatzënisë e veshur me një fustan ‘pink’, megjithatë jo për të gjithë ka qenë kështu.
Bukuroshja ka marrë një sërë komentesh në këtë foto nga ndjekësit e saj të cilët po ankoheshin që nuk e mbanin mend modelen të mos ketë qenë ndonjëherë shtatzëne. “Duket sikur ke gjithë jetën shtatzëne, ose të paktën 20 muaj” ,ka qenë një koment të cilit ajo nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje.
“Më pëlqen shumë të lexoj komente të tilla, vazhdoni të komentoni, jeni shumë të sjellshëm” ,ka qenë përgjigja ironike e Chrissy Teigen.