Ofendoi dhe rrahu gazetaren vite më parë, ja si është shprehur reperi rreth kësaj ngjarjeje
Dr.Dre ka kërkuar sërish falje për incidentin e famshëm në 1991 kur ai dhunoi fizikisht drejtuesen e programit, Dee Barnes.
Në atë kohë, reperi u përfol se goditi gazetaren pasi kjo e fundit kritikoi grupin e tij, “N.W.A”. Sipas një artikulli të publikuar në “Rolling Stone”, Dre e kishte goditur atë në fytyrë, trup dhe madje e kishte përplasur tek një murr pranë shkallëve.
Së fundmi reperi, ka folur për këtë ngjarje për të cilën ndihet tepër i penduar: “Çdo mashkull që vendos dorë mbi një femër është idiot. Nuk ka aspak tru dhe unë nuk kisha në atë. Gabova shumë dhe pagova. Më vjen keq, kërkoj ndjesë”.