Olen Çezari performon këngën e famshme “Ave Maria” në “supin” e Jezu Krishtit në Rio De Janerio
Ai është një ndër ndër violinistët më të suksesshëm shqiptar por që po bën karrierë ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Olen Çezarin, i cili ka arritur edhe një sukses të radhës në rrafshin personal. Artisti ka arritur të performoi këngën e famshme “Ave Maria” në statujën e Jezu Krishtit, e cila gjendet në maje të qytetit të Rio de Janeiros së Brazilit.
Ky është projekti më i ri i Çezarit, i cili nën tingujt magjepsës të violinës, shfaqet në krahun e statujës së famshme duke performuar “Ave Maria” përpara një pamjeje përrallore.
Përmes videos së kësaj perfomance, violinisti përcjell nota mbresëlënëse për artdashësit dhe të pasionuarit pas muzikës. Vetë Olen thotë se kjo performancë i dedikohet dashurisë së pastër të nënës për fëmijën.