Oliver Stone, me një komedi për Trump
“Gjithkush më kërkon që të bëj një film për Trump, dhe ndoshta, herët a vonë do ta bëj vërtet.” Çfarë do të jetë? “Një komedi qesharake që mund të mbahet mend si filmi im i vitit 2008 për Bush-in”, thotë Oliver Stone, presidenti i jurisë së Taormina Film Fest. Stone më 4 korrik do të marrë çmimin “Angelo D’Arrigo” pas shfaqjes së kryeveprës së tij “I lindur më 4 korrik” me Tom Cruise, fitues i dy Oscar-ëve . Si ka ndryshuar Amerika? “Kur xhirova filmin në vitin 1989, ishte edhe një mënyrë për të kujtuar Amerikën për luftën e Vietnamit që ajo e kishte harruar tashmë. Sot fatkeqësisht situata nuk ka ndryshuar, pjesërisht për shkak se politika e jashtme amerikane që tani shikon Iranin nuk ka ndryshuar. Njerëzit nuk e dinë se çfarë është lufta, ata nuk e dinë se çfarë do të thotë të plagosesh në betejë.
Paaftësia është më e keqe se vdekja në moshë të rë. “Ka pasur një debat më të vëmëndshëm mbi luftën nga ana e mediave, por sot informacioni është më i dhunshëm sesa vetë lufta dhe mediat sociale janë tashmë një lloj Pravda”, thekson ai.