Olivia Wilde përballet me kritikat e fansave për foton e publikuar
Aktorja ,Olivia Wilde,vazhdimisht poston imazhe të ndryshme, teksa argëtohet dhe shijon aktivitetet familjare me fëmijët e saj. Por së fundmi ajo ka publikuar një fotografi aspak të zakontë me djalin trevjeçar.
Në foto aktorja shihet teksa puthë në “buzë” djalin e saj, Otisin, dhe kjo gjë ka bërë të zemërohen shumë fansa.
Shumë prej tyre shprehen se kjo nuk është saktësisht rruga e drejtë për të shprehur dashurinë ndaj fëmijëve.
“Është djali yt dhe jo bashkëshorti. Nuk duhesh ta puthësh atë në mënyrën siç e puth burrin”, ka komentuar një tjetër fans.