Olta Boka me një profesion të ri, larg atij të muzikës!
Olta Boka është një prej këngëtareve më të mira shqiptare.
Së fundmi, këngëtarja është angazhuar në një profesion të ri, në botën e drejtësisë, në pozicionin si asistent Notere.
Prej më shumë se 6 muajsh këngëtarja është angazhuar në një prej zyrave të noterisë në Bllok.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj të re shoqëruar me disa foto, duke shtuar se nuk ka ndërmend gjithashtu të heq dorë nga muzika.