Olta Boka tregon për peridhën e saj më të vështirë
Shumë prej nesh mendojmë se këngëtarët bëjnë një jetë luksoze, shumë të thjeshtë dhe pa vështirësi. Por, nëse pyesim vetë artistët rreth kësaj teme, do shohim se ata nuk ndajnë të njëjtin mendim përkundrazi shprehen se është shumë e lodhshme, dhe se ndonjëherë iu shkakton dhe mërzi.
Një mendim të tillë e ka dhe këngëtarja, Olta Boka, e cila së fundmi ka zbuluar një prej periudhave më të vështira dhe aspak të lehta me koncertet gjatë natës, të cilat ajo i ka shumë të shpeshta.
“Po është e vërtetë dhe unë madje pata një periudhë që e përjetova shumë keq këtë fakt. Veçanërisht kur bëhet dhe dita më e shkurtër. Më ndikoi shumë keq sepse ajo vitamina D duhet”, u shpreh këngëtarja.
Olta është duke punuar në projekte të reja muzikore të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.