“One Kiss” nga Dua Lipa vazhdon për të dytën javë të jetë pjesë e top listave botërore
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar. Bashkëpunimi i saj me Calvin Harris “One Kiss” vazhdon të jetë mjaft i suksesshëm.
Kënga duket se po mirëpritet aq mirë prej fansave, sa që për të dytën javë mbetet në vendin e parë të top listave botërore.
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur vetë Dua përmes një postimi në llogarinë personale në Instagram teksa ka publikuar edhe një foto prej klipit që po e xhiron për këtë këngë.
“ONE KISS numër një për të dytë javë! Përshkrimi është pothuajse i njëjtë së bashku me fotografinë dhe është një arsye më tepër që të sjellin një videon me Calvinin”, ka shkruar Dua në Instagram.
Duket se një pjesë e këngës po xhirohet në shkretëtirë dhe kjo duket mjaft mire nga fotot e publikuara.