Operacionet plastike transformojnë biondinën e ëmbël Meg Ryan
Meg Ryan nuk është më ajo biondina e ëmbël e disa viteve më pare. Së fundmi ajo nuk ka qenë e pranishme për një kohë të gjatë në botën e filmave, madje shumë kritikë të artit pohojnë se është pothuajse e pamundur të kthehet para kamerave filmike për shkak të operacioneve të saj. Ashtu si shumë artistë të tjerë edhe aktorja iu është nënështruar një sërë operacionesh plastike dhe për pasojë pamja e saj ka ndryshuar tërësisht. Për shkak të mbushjes së fytyrës dhe buzëve me botoks, fytyra e saj duket e deformuar ndërsa pamja e saj e dobët dhe e lënë pas dore.