Orgesa Zaimi: Artistët “Big” në Kënga Magjike që stonuan më shumë se artistët e rinj
Ajo ishte një nga anëtaret e jurisë që përzgjodhën midis talenteve të reja që konkuronin në festivalin “Kënga Magjike” ata që do të shkonin në finale.
Në publik impakti i këngëve pjesmarrëse në këtë kompeticion ishte i madh, por shumë u komentuan edhe performancat e artistëve. E pyetur nga drejtuesja e emisionit , Antoneta Koci, rreth këtyre performancave dhe stonimit të artistëve ajo u shpreh: “Shumë nga artistët, duke më njohur mua dhe sinqeritetin tim, pas performancës në skenë më pyesnin nëse kishin stonuar. Disa prej tyre stonuan në fakt. Megjithatë duhet thënë që nuk është e thjeshtë të këndosh në Pallat të Kongreseve, dhe na ka ndodhur të gjithëve të gabojmë.”
Përpos kësaj ajo pohoi që një pjesë e konkurentëve të kategorisë New Artist performuan më mirë se këngëtarët e tjerë.
“Duke parë artistët e rinj që ishin në festival, mund të themi që shumë prej tyre i bënin konkurencë artistëve “Big”, sa që në një moment po thoja: Sikur të hiqnim këtë e të vendosnim atë të riun”.-u shpreh Orgesa.
Emisioni e plotë “Intervista Vip” e gjeni në linkun më poshtë.