Lajme

18 December 2018

Orgesa Zaimi: Ngela duke i uruar martesën Ronelës dhe Kamelës por nuk më dëgjojnë

Atë e shohim herë pas here duke kënduar në evente të ndryshme, përfshirë këtu edhe dasma.
Këngëtarja gjatë emisionit “Intervista VIP” në Tema Tv ka treguar se nga artistët shqiptarë, Ronela dhe Kamela janë dy prej të cilave i ka më shumë shoqe e mike, e që shpesh ia uron martesën.

E pyetur nga Antoneta se në dasmën e cilës prej shoqeve do të dëshironte të këndonte Orgesa u përgjigj: Ishalla arrij që të këndoj në dasmën e Ronelës edhe i them shpesh herë “Të këndofsha në dasëm!”.

Kujtojmë që Ronela është përfolur prej një kohe të gjatë për një romancë me këngëtarin e njohur Young Zerka. Pavarësisht se publikisht ata nuk e kanë pranuar asnjëherë se midis tyre ka diçka më shumë se shoqëri, dyshimet për publikun vazhdojnë.


Ndërkohë Kamela është e fejuar me një djalë Italian, me Dj Truman.
Të shohim se sa të suksesshme do rezultojnë urimet e Orgesës për mikeshat e saj. Urojmë që së shpejti të kemi dasma në showbiz-in shqiptar.


Emisioni e plotë “Intervista Vip” e gjeni në linkun më poshtë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com