Orinda Huta dhe Turjan Hyska më të lumtur se kurrë, së shpejti do bëhen prindër
Orinda Huta me Turjan Hyska vitin e kaluar e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Kohët e fundit është folur për një shtatzëni të mundshme të Orindës por dyshja vazhdimisht i ka mohuar këto zëra.
Por të ftuar në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” çifti ka treguar se do të bëhen prindër, ku këngëtarja u shfaq me barkun e rrumbullakosur. Ata ende nuk janë në dijeni të gjinisë së foshnjës, por janë të lumtur dhe po shijojnë momentin.