Pa make up por e lumtur, Rihanna pozon përkrah familjes së saj
Rihanna është një prej yjeve më me ndikim në skenën muzikore. Së fundmi ajo ka qënë mjaft e angazhuar me xhirimet e filmit “Hiro Murai” në Guava Island, por edhe duke u marrë me projektet muzikore dhe me përgatitjet për sfilatën në New York Fashion Week.
Por Rihanna ka arritur të gjejë dhe pak kohë për familjen e saj në Barbados gjatë fundjavës. Ajo ka publikuar një foto ku shihet krejtësisht e relaksuar në krah të babait Ronald Fenty dhe nënës Monica Braithëaite.
Bukuroshja zeshkane ka pozuar pa make-up me prindërit e saj duke treguar bukurinë natyrale dhe duket shumë e lumtur.