Packer thyen heshtjen dhe flet për ndarjen nga Mariah Carey
Në një intervistë të dhënë për “The Australian”, James Packer ka folur për herë të parë për ndarjen nga Mariah Carey, duke thënë se romanca dhe fejesa e tyre e shkurtër ishte një gabim dhe hodhi njëkohësisht poshtë edhe thashethemet se ndarja e tij me Carey erdhi si pasojë e një mospëlqimi të stilit të jetës në Hollywood.
Ai ka treguar se në kohën që takoi këngëtarën po kalonte një periudhë të keqe në jetën e tij, me borxhe të shumta dhe me dëshirën për të qënë pranë fëmijëve të tij me bashkëshorten e dytë, Erica.
“Isha në një periudhë të keqe të jetës sime personale. Duke u munduar të bëja negociata me motrën time që zgjati më shumë seç kisha menduar. Ajo ishte e sjellshme, argëtuese dhe energjike. Mariah është një femër e fortë, është shumë e zgjuar. Por fejesa ishte një gabim për atë dhe një gabim për mua” është shprehur Packer.