Padia e Kanye West ndaj kompanisë së sigurimeve
Kanye West ka paditur kompaninë e sigurimit “Lloyd’s of London”, duke pretenduar se ata refuzojnë ta paguajnë atë pasi ai u detyrua të anulonte koncertet e tij nëntorin e vitit të kaluar.
40-vjeçari kërkon rreth 10 milionë dollarë, duke thënë se kompania duhet ta paguajë atë për koncertet e anuluara.
Ai gjithashtu pretendon se ata nuk kanë treguar asnjë shenjë që kanë ndërmend ta paguajnë atë, raporton “The Hollywood Reporter”.
Pas problemeve mendore që ai pati, Kanye u shtrua në spitalin psikiatrik por edhe pse kanë kaluar 8 muaj, ai dhe kompania e sigurimit ende nuk kanë pagur spitalin.