Lajme

31 March 2017

Paditet këngëtarja e njohur

Jennifer Lopez është paditur ditën e mërkurë nga një kompani pajisjesh “hoverboard”, raporton “TMZ”.

“Sidekick Group Corporation”, në padinë e bërë, pretendon se i ka dhënë performuesve dhe balerinëve të këngëtares në total 42 copë “hoverborad” për performancën në show-n “All I Have” në Planet Hollywood Las Vegas.

Kompania ka deklaruar se këngëtares nuk i janë kërkuar para por në një kontratë të lidhur mes tyre, Lopez duhet ta promovonte këtë kompani në rrjetet sociale.

47-vjeçarja duhet të bënte një postim çdo tre muaj në “Instagram” ose “Twitter”, por sipas pretendimeve të kompanisë, ajo ka bërë vetëm një postim, i cili më vonë është fshirë.

“Sidekick Group Corporation” pretendon se vlera e pajisjeve shkon deri në 54.390 dollarë dhe kërkojnë më shumë se kthimin mbrapsht të investimit të tyre.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com