Pak ditë pas skandalit të tradhëtisë,Tristan Thompson kapet mat me një brune!
Tristan Thomson duket se e ka hedhur pas krahëve të gjithë skandalin e tradhëtisë me Jordyn Woods shoqen e ngushtë të Kylie Jenner i cili pushtoi mediat për ditë me rradhë, pasi është dalluar duke darkuar me një brune misterioze, mbrëmjen e së mërkurës.
27-vjeçari, i cili tradhtoi disa herë Khloe-n përfshirë edhe skandalin kur ajo ishte shtatzënë, u fotografua duke hyrë në një restorant italian në Nju-Jork.
Ai vendosi kapuçin në kokë për të mos u dalluar, ndërsa vajza e panjohur kishte veshur streçe me printe leopardi, xhaketë lëkure dhe çizme me takë.
Një burim tha se, Tristan nuk dukej aspak i shqetësuar kur hyri brenda restorantit, ku shoqërohej dhe me basketbollistin Jordan Clarkson.