Pak javë pas ndarjes nga Liam Payne, Cheryl Cole ka nisur një lidhje të re
Cheryl Cole dhe Liam Payne i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, pas dy vjetësh. Dy këngëtarët dhanë lajmin e ndarjes përmes një postimi të njëjtë në Twitter, ku shpreheshin se ky, ishte një vendim i vështirë për t’u marrë.
Edhe pse kanë kaluar pak javë pasi u nda nga Liam Payne, kanë filluar të qarkullojnë thashetheme se Cheryl është në lidhje me një biznesmen irlandez. Në mediat e huaja po qarkullojnë thashetheme se Cheryl nuk i ndal mesazhet me atë person.
Ajo thuhej se në “WhatsApp” po ndante mesazhe të pafundme me një të dashur të ri, por një përfaqësues i saj tha se këto janë pretendime qesharake.
Thuhej se personi ‘misterioz’ me të cilin po takohej ish-i i Liam Payne ishte vëllai i Kimberley Walsh, Adam.