Palestra në Suedi me detyrim!
Rreth 70% të suedezëve bëjnë minimalisht 1 herë në javë aktivitet fizik, joga, vrap apo orë në palestër.
Bjorn Borgut, sipërmarrës i cili prodhon veshje sportive ka vendosur një rregull të ri në kompaninë e tij për stafin.
“Çdo të premte, për një orë, mbyllet dyqani dhe fillon stërvitja. Nëse dëshiron që të gjithë të ndihen më mirë, të japin më shumë dhe rezultatet të jenë afatgjata, duhet që të bëjnë aktivitet sportiv”, thotë drejtori i kompanisë, Henrik Bunge, kjo për shkak se ndihmon produktivitetin dhe bashkimin e forcave në punë.