Pamela Anderson i shkruan letër të hapur Kim-it, ja çfarë i kërkon…
Pamela Anderson ka shkruar një letër të hapur yllit të reality show-t “Keeping Up With The Kardashians” duke i kërkuar të mos vesh më gëzof. Mesazhin e kësaj letre ajo zgjodhi ta ndajë me publikun e emisionit ‘Good Morning Britain’.
Kim është e njohur për përdorimin e shpeshtë të gëzofëve të ndryshëm e ndaj Pamela si një vegane dhe dashamirëse e kafshëve u shpreh: Kim ka një zemër të madhe por ka një influencë të gjerë tek miliona ndjekësit e saj, ndaj duhet të zgjedh të mos vesh më gëzof. Unë i kam shkruar letrën por akoma nuk kam marrë një përgjigje.”
Në letrën drejtuar 36 vjeçares, ylli I “Baywatch” ndër të tjera i tregon vlerësimin për të si personazh e njëkohësisht i tregon torturat që kafshët kalojnë në fabrikat ku prodhohen këto veshje të cilat janë përtej çdo imagjinate, e i lutet që të shërbejë si një shembull për njerëzit nëpër botë duke hequr dorë nga gëzofët.