Lajme

06 March 2018

Pamela Anderson ka menduar se zotëronte fuqi mbinatyrore kur ishte një adoleshente

Pamela Anderson pavarësisht se nuk është pjesë e ndonjë projekti filmik ajo është temë e mediave rozë me imazhet dhe intervistat. Së fundmi ajo ka habitur të gjithë duke u shprehur se kur ishte adoleshente ka menduar se ka superfuqi që mund të vriste kë të dëshironte.

“Kur isha e re, kisha një dado që më ngacmonte çdo ditë. E urreja, dhe çdo ditë lutesha që ajo të vdiste. Ajo me të vërtetë vdiq ditën pas diplomimit nga një aksident me veturë. Pastaj mendova që është e mrekullueshme që ajo është e vdekur, nuk mund t’i them prindërve se e kam vrarë”, është shprehur Pamela.

Pas kësaj ngjarje ajo ka menduar se posedon fuqi mbinatyrore dhe se këtë nuk ia kishte thënë askujt deri në ditët e sotme.
“Për një kohë të gjatë besoja se kisha superfuqi për të vrarë këdo që ishte i bezdisshëm. Unë kam qenë e sigurt se isha përgjegjëse për vdekjen e dados sime. Vetëm kur rrita e kuptova se nuk kam këtë fuqi dhe isha tejet e dëshpëruar”, vazhdon Anderson.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com