Pamela Anderson na tregon se mosha është thjesht një numër
Së shpejti ikona e bukurisë Pamela Anderson do të mbushë plot 50-vjeç dhe ky numër duket se nuk e tremb aspak atë. Ajo së fundmi ka pozuar me bikini për linjën më të re të së brendshmeve të “Coco de Mer”.
Kjo fushatë do të tregojë anën e saj seksi, elegante dhe lojcake. Anderson është shfaqur me një sërë fotosh bardhë e zi me bikini të ndryshme. Në një intervistë për “Vogue” ajo është shprehur se të pozosh për një linjë të brendshmesh e bën atë të ndihet joshëse dhe nuk ka aspak ndrojtje për moshën apo pamjen.
“Kam pozuar nudo për “Playboy”, “FHM” dhe “Rolling Stone”, madje kam regjistruar edhe një video porno, këto gjëra janë pjesë e feminilitetit tim dhe nuk kam pse t’i fsheh. Unë gjithmonë vishem me të brendshme të shtrenjta dhe klasike thjesht sepse më pëlqen ndjesia që ato më përcjellin, jo domosdoshmërisht duhet të mi shikojë dikush por nëse kjo ndodh atëherë është një bonus”, është shprehur Pamela duke qeshur.
Momentalisht ajo është një lidhje dashurore me drejtuesin dhe njëkohësisht kryeredaktorin e “WikiLeaks”, Julian Assange dhe te dy ata kanë treguar hapur se janë të dashuruar më njëri-tjetrin.