Pamela Anderson në lidhje serioze me futbollistin, shpërngulet për t’i qëndruar afër
Nuk ka më dyshime për lidhjen mes Pamela Anderson me futbollistin Adil Rami, lojtarin e Marsejës në Francë.
Por duket se lidhja e tyre është më serioze se ç’mund ta kishim menduar, pasi ylli i “Baywatch” ka vendosur të shpërngulet drejt Francës, për të qenë më pranë Ramit.
Një vendim i tillë sigurisht tregon një lidhje të fortë dhe me baza. Fillimisht Anderson është parë shpesh nëpër stadiumet e Francës për të ndjekur ndeshjet e partnerit të saj.
Tashmë duket se distancat do të marrin fund dhe çifti do të jetojë bashkë.