Paparacët detyrojnë Kim Kardashian të pranojë që vuan nga ”psoriaza”
Së fundmi disa foto të Kim Kardashian të shkrepura nga paparacët po bëjnë xhiron e rrjetit.
Në fotot e shkrepura paparacët kanë afruar fytyrën e yllit të KUWK në të cilën dukej qartë lëkura e acaruar.
Mesa duket këto foto i ka parë dhe vetë Kim e cila ka reaguar në twitter përmes një postimi.
“Është psoriazë kudo në fytyrën time!”- shkruan ajo duke e shoqëruar me një ikonë të trishtuar
Kim vuan prej vitesh nga kjo sëmundje dhe që prej fillimit ka folur hapur rreth saj.
“Jam mësuar të jetoj me të. Tani as nuk përpiqem më ta mbuloj. Më duket si pjesë e imja që të gjithë e dinë, e kanë parë, kështu që pse ta mbuloj?!”- tregoi asokohe ylli i Instagram-it.
Psoriaza është një sëmundje kronike e lëkurës, e cila shkakton i shkakton lëkurës acarime, njolla dhe e bën atë të thatë. Shenjat dhe simptomat janë të ndryshme për këdo, por në përgjithësi karakterizohet nga thatësira e lëkurës, njolla të kuqe, kruarje apo djegie.