Lajme

14 February 2018

“Papuqe Gucci” e Gjikos e vjedhur?

Kënga “Papuqe Gucci” e Gjikos mesa duket nuk është një projekt origjinal.

22-vjeçari nga Bullgaria, Atanas Kolev, i ka pëlqyer aq shumë Gjikos, sa ka vendosur që mos të ndryshojë asgjë nga kënga e tij “Gucci Slides” (“Shapka Gucci”), veç gjuhës.

Kënga e bullgarit, të njohur me emrin e artit Nasko, është publikuar 5 ditë përpara se të dilte “Papuqe Gucci” në “YouTube”, por nuk dimë sesa kohë përpara se të bëhej klipi, është prezantuar.

Veç tekstit dhe muzikës, Gjiko ka zgjedhur që të merrte edhe disa detaje nga klipi i këngës bullgare.

Atanas Kolev është një këngëtar bullgar dhe basketbollist për qytetin e Varnas. Gjithashtu ai doli finalist i “X Factor Bulgaria” në 2013-n.
Më poshtë keni mundësi t’i dëgjoni këngët e të dy reperave.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com