“Papuqe Gucci” rekord klikimesh, “RedBox Entertainment” publikon vërtetësinë e klikimeve
Reperi i njohur Gjiko ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri muzikor me titull “Papuqe Gucci”. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku sepse në vetëm pak ditë ka arritur mbi 1.5 milion klikime në YouTube, të cilat janë vazhdueshëm në rritje. Shpesh për artistët shqiptarë hedhin dyshime mbi vërtetësinë e këtyre klikimeve, duke i quajtur ato fallce dhe të pa vërteta.
Por, “RedBox Entertainment”, studio e cila mban në menaxhim reperin ka vërtetuar se suksesi i këngës “Papuqe Gucci” është më se i vërtetë. Ata kanë publikuar një video në llogarinë e tyre zyrtare në Instagram, përmes së cilës kanë prezantuar faqet që vërtetojnë se çdo klikim i projektit është real.
“Për të gjithë ata që thonë që po e manipulojmë suksesin e këngës “Papuqe Gucci”, në këtë video mund t’i shikoni të gjitha statistikat rreth këtij projekti”,ka shkruar ekipi i RedBox në mbishkrimin e videos.