”Paqe dhe dashuri” mes Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është pa dyshim një ndër figurat më të ndjekurat në rrjetet sociale. Ai vazhdimisht ndan me fansat imazhe të ndryshme ku edhe së fundmi ka publikuar një foto ku shihet në shoqërinë e Georgina Rodriguez.
”Paqe dhe dashuri”, ka shkruar ai bashkëngjitur fotos së postuar . Ata së bashku kanë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Alana Martina. Pavarsisht spekulimeve të disa javëve më parë për një tradhëti të mundshme të Ronaldos, çifti duket më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë më parë.