Parfumi ““Chosen” sipas Nicole Scherzinger dhurata ideale për festa
Nicole Scherzinger ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri, por ajo vazhdon të jetë gjithmonë afër fansave me angazhimet e saj edhe pse jo muzikore.
Nicole ka publikuar në rrjetin social Instagram një video të shkurtër për një reklamë që e ka përgatitur rreth parfumit të saj “Chosen”.
“Chosen është dhurata e duhur për këto Krishtlindje”, ka shkruar ajo.
Në videon e promovimit këngëtarja, Nicole Scherzinger, shfaqet më e bukur se kurrë me një fustan i cili nxjerr në pah më së miri format perfekte trupore.