Parfumi më i ri në treg me aromë sperme
Po po, e lexuat mirë. Parfumi më i ri në treg është i frymëzuar nga aroma e spermës.
“Secretions Magnifiques” (Sekrecionet madhështore) është parfumi i çuditshëm nga Etat Libre d’Organge, i cilli fillimisht u kritikua ashpër, ndërsa tani po blihet masivisht për shkak se njerëzit janë kuriozë për aromën.
Parfumi u frymëzua nga epidemia e SIDA-s në vitet 1980. Në një intervistë për Vice, krijuesi i parfumit, Etienne de Swardt, shpjegoi procesin e frymëzimit për aromën e çuditshme. “Kur isha adoleshent, u shqetësova shumë për krizën e AIDS,” tha ai. “Secretions Magnifiques është i lidhur me vitet ’80. Mendova të bëj një parfum që të nuhaste njësoj si ajo kohë. E kam fjalën për atë kohë që shkonte sa te romantizmi aq edhe te pornografia, ku njerëzit humbisnin midis dëshirës dhe dhëshpërimit për seks.”
Parfumi shitet për 90 euro.