Paris Hilton “ngre temperaturat” me fotosesionin e fundit fotografik…
Biondina amerikane, Paris Hilton di gjithmonë si të jetë në qëndër të vëmendjes.Vetëm pak ditë më parë ajo u bë pjesë e medive rozë shqiptare me komentin e saj në foton e publikuar në rrjetin social nga Era Istrefi. Por së fundmi, Paris ka publikuar disa imazhe të “nxehta” në llogarinë personale të Instagramit. Bëhet fjalë për një fotosesion me rastin e nxjerrjes në shitje të linjës së re të xhinseve të markës “Paris Hilton Jeans”. Këto foto nuk kanë kaluar pa komente shumë pikante nga ana e fansave të saj.