Lajme

24 December 2018

Party me pizhame dhe “belly dance”, ja festa ndryshe e ditëlindjes së Ingrit Gjonit

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka pritur ditëlindjen në mesnatë bashkë me shoqërinë e saj, duke festuar siç i ka hije.

Mikeshat e saj më të afërta i kishin përgatitur një surprizë të veçantë këngëtares me rastin e 37-vjetorit.

Të gjithë të veshura me pizhame të kuqe, për të krijuar atmosferën e festave të fundvitit, vajzat i kënduan Ingritit këngën e ditëlindjes ndërsa nuk mungoi edhe torta me qirinj.

Por surpriza nuk mbaron me kaq, pasi në mesin e festës mbërriti dhe një balerinë që kërceu “belly dance”, ndërkohë që të ftuarat e filmonin.


Videot nga festa i ka publikuar mbesa e Ingritit, aktorja Anna Lika, në profilin e saj në Instagram.

Ndërsa Ingriti ka publikuar tortën e veçantë me një kukull që i ngjason këngëtares dhe disa euro që varen mbi tortë.

 

 

 

 

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com