Lajme

06 March 2018

Pas 20 vitesh martesë bashkëshortja i kërkon divorcin Jim Belushit

Aktori i humorit me origjinë shqiptare, Jim Belushi do të divorcohet nga bashkëshortja e tij, pas afro 20 vitesh martesë.

Kërkesa për divorc është paraqitur nga bashkëshortja e aktorit, Jennifer Sloan, në datën pesë mars.
Kjo datë përkon me një tjetër ngjarje në jetën e aktorit shqiptar, pasi në pesë mars është përvjetori i vdekjes së John Belushi, babait të aktorit i cili ndërroi jetë 36 vjet më parë.

Bashkëshortja e Jim Belushit në kërkesën për divorc kishte cilësuar se ishte vendim i pakthyeshëm, por gjithashtu Sloan kërkon mbështetje nga bashkëshorti për kujestarinë e dy fëmijëve të tyre. Jamison, 18 vjeç dhe Jared, 16 vjeç.

Ky është divorci i tretë për aktorin shqiptar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com