Lajme

05 July 2019

Pas 20 viteve punë, Palm Xhumeira në Dubai është gati për start!

Palm Xhumeira në Dubai është një kompleks vilash, kullash e ishujsh artificialë.

 

Projektuesi Nakheel shprehet se ky vend magjik është gati të marrë start pas 20 viteve punë.

Vonesat kanë ardhur për shkak të punës së madhe që ky vend përrallor kërkon por edhe për shkak të një krize ekonomike të 10 viteve më parë ku ndërtuesit u larguan për mungesë rrogash.

Tani çdo gjë pothuajse është gati. Çdo gjë e bërë nga dora e njeriut. Dyqane, restorte, qëndër tregtare, vila, pyje, ishuj artificial e kulla gjigande. Fotot flasin vetë për magjinë e këtij vendi ku njerëzit do kenë fatin të provojnë realisht parajsën në tokë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com