Pas 7 muaj ndarje, çifti i njohur turk vendosin të rikthehen sërish bashkë
Pas 2 vjet e gjysëm lidhje, aktorja e njohur turke Asli Enver dhe këngëtari Murat Boz i dhanë fund lidhjes së tyre krejt papritur në muajin prill. Asli u shpërngul nga shtëpia e tyre e përbashkët në Stamboll, si dhe fshinë të gjitha fotot që kishin në bashku në rrjetet sociale.
Por sipas “Enn Magazine”, si rezultat i këmbënguljes së miqve të tyre të ngushtë ata vendosën edhe njëherë të sqaronin marrëdhënien e tyre dhe siç duket kjo rezultoi e suksesshme. Ata kanë vendosur të hedhin pas krahëve gjithçka ka ndodhur muajt e fundit dhe kanë vendosur të rikthehen sërish bashkë.