Pas aksidentit Gjiko i dhuron vetes një makinë Porche
Disa ditë më parë reperi i njohur Gjiko pësoi një aksident në tunelin e Kalimashit. Fatmirësisht ai shpëtoi pa lëndime serioze, por makina e tij u shkatërrua plotësisht.
Nuk kanë kaluar më shumë se 4 ditë që nga aksidenti, dhe Gjiko tashmë e ka blerë një makinë të re.
Përmes postimeve në Instastory, Gjiko na tregon makinën e re që ka blerë të tipit Porsche Cayenne, që kushton minimalisht 60 mijë euro.