Pas akuzës për përdhunim arrestohet Chris Brown!
Këngëtari amerikan Chris Brown është arrestuar ditën e djeshme në Paris me akuzën e dyshimit për përdhunim.
Burime përkatëse të policisë franceze u shprehën se Brown është arrestuar direkt pasi ai dhe dy persona të tjerë u paditën nga një 24 vjeçare me akuzën e përdhunimit në veriperëndim të Parisit.
Vajza në fjalë është shprehur se Chris Brown së bashku me dy personat e tjerë pasi e takuan në klub e çuan në një hotel dhe aty e përdhunuan.
Lajmin për arrestimin e këngëtarit për herë të parë e bëri publik tabloidi francez Closer!