Lajme

13 December 2018

Pas Angjelinës tashmë dhe Albërije Hadërgjonaj nuk flet më me mbesën e saj Beatrix!

Duket se sherri në familjet Hadërgjonaj dhe Ramosaj ka marrë përmasa shumë të mëdha.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles dhe kjo me sa duket nuk i ka pëlqyer Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me grimierin.

Por tashmë, duket se sherri ka ndikuar edhe në marrëdhënien e Beatrix, me tezen Albërije Hadërgjonaj. As Albërija dhe as Beatrix-i nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram.

Kjo duket disi e çuditshme dhe na bën të dyshojmë për marrëdhënien e tyre, pasi vëllai i Beatrix-it, Albani e ndjek Albërijen në Instagram.

Nuk e dimë sesa do të vijojë ky sherr familjar, gjithsesi shpresojmë që Anxhelina dhe Beatrix ta gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të kalojnë këto pengesa para se të jetë tepër vonë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com