Lajme

05 February 2018

Pas bashkëpunimit me Mimoza Shkodrën, Seldi Qalliu publikon “Thyhen Gotat”

Këngëtari Seldi Qalliu ka publikuar për të gjithë fansat projektin e tij më të ri muzikor.

“Thyhen Gotat” titullohet kënga e tij më e re. Bëhet fjalë për një baladë, muzika e së cilës është punuar nga Alskend Rrenja, ndërsa vargjet e tekstit i ka shkruar Endrit Mumajesi i njohur si Muma.

Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, i cili sjell një atmosferë dimërore dhe përshtatet mjaft mirë me këngën.
Seldi ka qenë mjaft i angazhuar së fundmi me projekte muzikore, ndërsa dueti që solli para dy muajsh me të dashurën e tij, Mimoza Shkodrën, rezultoi mjaft i suksesshëm.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com