Lajme

05 September 2018

Pas betejës së gjatë me kancerin, ndahet nga jeta gazetarja e njohur e BBC

Gazetarja e  njohur e “BBC” Rachael Bland ka ndërruar jetë pas betejës së gjatë me kancerin në gji. Ajo bëri bujë në gjithë botën për optimizmin që  përcillte dhe forcën me të cilën e përballonte sëmundjen.

Pak muaj më parë Rachael deklaroi se do të shkruante një libër ku do të shkruante gjithçka rreth saj, në mënyrë që i biri ta kishte pranë sa herë që t’i mungonte, por që fatkeqësisht nuk arriti dot ta përfundonte. Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në Twitter, Rachael na tregoi se sëmundja kishte përparuar dhe i kishte ngelur edhe pak kohë për të qenë pjesë e kësaj bote.

Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka dhënë lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të gazetares.

“Rachaeli jonë e zonja, e bukur, e mrekullueshme dhe kurajoze vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e afërt. Jemi të gjithë zemërthyer për zbrazëtinë që ajo la në familjen tonë perfekte e që kurrë nuk ka për t`u mbushur. Për të gjithë ata që u interesuan për historinë e saj këto dy vitet e fundit që e ndoqët dhe i dërguat mesazhe dhe mbështetje, ju falënderojmë nga thellësia e zemrës. Nuk keni për ta kuptuar kurrë se sa të rëndësishme kanë qenë ato mesazhe për atë dhe për ne. Do na mungojë shumë, por njëkohësisht jemi edhe krenarë për gjithçka që ajo arriti në këto 40 vite dhe për impaktin që ajo pati në jetët e shumë njerëzve. Faleminderit! Steve dhe Freddie”, shkruan bashkëshorti i saj në emrin e tij dhe të djalit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com