Pas Cristiano Ronaldos tashmë edhe David Beckham me statujë të tijën!
Bëhet fjalë për yllin David Beckham, të cilin Los Angeles Galaxy do ta nderojë me një skulpturë të bronztë, për pesë vitet e kaluara në formacionin kalifornian, ku u transferua në vitin 2007 nga Real Madrid.
Koleksionoi 98 ndeshje, 18 gola, 40 asist dhe fitoi 2 MLS Cup.
“Sun” shkruan se statuja do të zbulohet më 2 mars në “Dignity Health Sports Park”, me rastin e të parës garë zyrtare të sezonit të ri, kundër Chicago Fire.
“Galaxy është një skuadër tepër speciale për mua”, -tha Beckham.
“Të isha pjesë e historisë së saj është një privilegj për të cilin ndihem krenar. Të marr këtë njohje është një nder i madh për mua dhe do t’i jem gjithnjë jashtëzakonisht mirënjohës për mënyrën se si më kanë pritur dhe për atë që klubi, tifozët dhe qyteti i Los Anxhelosit më dhanë mua dhe familjes sime që nga momenti i parë që arritëm. Jemi ndjerë si në shtëpi”.