Lajme

02 June 2018

Pas dasmës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle, një tjetër dasmë mbretërore është duke mbërritur

Pas dasmës së Meghan Markle dhe Princ Harry-t muajin e kaluar, një tjetër dasmë mbretërore pritet të realizohet. Princesha Eugenie do të martohet me të fejuarin e saj Jack Brooksbank më 12 tetor.

Çifti, të cilët janë lidhur 7 vite më parë, u fejuan gjatë një feste në Nikaragua në fund të vitit 2017. Ashtu si Harry dhe Meghan, Eugenie dhe Jack do të martohen në Kishën e Shën Gjergjit në Windsor Castle.

Dasma do të ketë një rëndësi më të vogël dhe nuk pritet që të transmetohet. Por mendohet se çifti i ri do të ndjekë të njëjtin ritual ashtu si Meghan dhe Harry. Do të shkojnë në kishë dhe më pas do bëjnë një shëtitje me karrocë nëpër qytetin Windsor pas ceremonisë.

28-vjeçarja dhe Jack priten të kenë një listë të ftuarish. Anëtarët kryesorë të familjes mbretërore Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Çarls dhe Mbretëreshës Elizabeta do të marrin pjesë në ceremoni. Gjithashtu Harry dhe Meghan do të jenë atje.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com