Pas deklaratave kontroversiale, karriera e Kanye West në krizë
Kanye West e ka humbur sërish. Si gjithmonë ai është famëkeq për deklaratat e tij të cilat nuk fitojnë simpatinë e askujt por së fundmi duket se reperi e i ka kaluar limitet.
Pas mbështetjes së zjarrtë që po i jep Presidentit jo aq të dashur të Shteteve të Bashkura, stampimit të postimeve të tij nga Twitter në bluza dhe deklaratat se populli amerikan e ka zgjedhur vetë të jetojë në skllavëri, karriera e Kanyë West po shkon buzë greminës.
Numri i shitjeve të albumeve të tij kanë shënuar një ulje drastike ndërsa radio dhe televizione të ndryshme, jo vetëm amerikane, nuk i transmetojnë më këngët e tij.
Emisioni radiofonik “The Morning Bounce”, në Detroit njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se deklaratat e ekzagjëruara të West nuk do të merren për të mirëqena. Ata nuk do t’i japin më këngët e tij në kanalin e tyre si një mënyrë proteste për t’i hequr reperit të drejtën e tij për tu shprehur.
Të njejtën gjë kanë bërë edhe platformat e tjera të cilat refuzojnë të luajnë muzikën e 40-vjeçarit.