Lajme

19 February 2019

Pas Diplos, një tjetër DJ me famë botërore ngacmon publikisht Era Istrefin

Ajo është një këngëtare shqiptare fama e së cilës ka kaluar jo vetëm kufijtë, por edhe oqeanin.

Po flasim për Era Istrefin e cila është mjaft e komentuar nga fansat, mediat dhe së fundmi nga DJ-t më të famshëm botërorë.

Fillimisht ishte DJ Diplo ai i cili publikoi një foto krah këngëtares pranë së cilës shkruante: “Femrat kosovare duke sunduar botën.” Përpos kësaj ai komenton herë pas here në profilin e bukuroshes.

Ndërkohë, së fundmi kantautori britanik me famë botërore Julian Perretta  ka lënë një koment në një nga postimet e këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi) on

Era ka hedhur 3 foto në Instagram dhe kantautori i njohur i ka lënë këtë koment: “Fotoja e dytë më shkaktoi atak kardiak!”

Istrefi nga ana tjetër  ia ka kthyer komentin me disa emoji duke qeshur me lot.

Si duket  Perretta ka një simpati të theksuar ndaj këngëtares.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com