Pas dy vitesh Gigi Hadid dhe Taylor Swift i kthehen shoqërisë së vjetër
Kanë kaluar dy vjet që kur Gigi Hadid dhe Taylor Swift janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, edhe pse supermodelja ishte një prej personave më të besueshëm të yllit të popit.
Por dje ato janë parë sërish bashkë teksa dilnin nga apartamenti i Taylor në New York.
Duket se vajzat kishin planifikuar të bënin një party me pizhama pasi truproja është parë duke arritur në apartamentin e Taylor me çanta pazari.
Gigi ka shkuar edhe në koncertin e këngëtares pasi ka postuar në Instagram disa momente nga performanca e saj.
Në postimin e saj Gigi shkruan: “Nëse mund ti gjeja fjalët të shpejgoja sa e lumtur jam që pashë performancën tënde. Jam shumë krenare të përjetoj këtë eksperiencë force me ty”.