Pas dy vitesh mungesë, Afërdita Dreshaj në përgatitje të këngës së re
Vetëm para pak javësh, Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl.
Dhe duket se pas dy vitesh larg muzikës, Afërdita ka vendosur t’i rikthehet tregut muzikor shqiptar.
Këngëtarja shqiptare zbuloi përmes postimeve në profilin e saj në “Instagram” se po bëhet gati për këngën e saj më të re dhe madje kanë nisur xhirimet për klipin.
Në një video të publikuar ajo shfaqet përpara kamerës e shtrirë në krevat. Në klipin e ri ajo do vijë e kuruar deri në detaje dhe me një fustan të tejdukshëm me shpinën e zbuluar.