Pas Ermal Metës dhe Rita Orës ja cili është këngëtari që pritet të ndezë sheshin Skënderbej
Sheshi “Skënderbej” është elektrizuar fundajvën që lamë pas nga performanca e Ermal Metës dhe Rita Orës. Por duket se një tjetër koncert madhështor pritet të mbahet në shesh. Noizy ka zbuluar surprizën e radhës në një foto të postuar në Instagram me Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn dhe me Florian Markun. “Me lalin e madh Erion Veliaj & lalin e vogël Florian Marku shumë shpejt dhe info për mega koncertin në shesh”, ka shkruar Noizy bashkëngjitur postimit të tij pavarësisht se ende nuk ka zbuluar një datë konkrete.