Pas flirtit në emision mes dy artistëve, vërshejnë komentet me “Trashëgime”
Olsi Bylyku është ndër aktorët e ri më të dashur të publikut shqiptar. Ai na ka treguar se ka një tjetër pasion të madh, siç është muzika për të. Pas dy këngëve të publikuara, një prej tyre me Bes Kallakun, ai ka lançuar hitin e tretë, me titull “Kush jam unë”. Dhe këtë e ka bërë si i ftuar special në puntatën e mbrëmshme “Top Magazine”. Përveç disa performancave muzikore, aktori simpatik i shoqëruar edhe nga mamaja e tij, ka treguar disa episode nga jeta personale dhe ajo si artist. Gjithashtu, gjatë emisionit një tjetër e ftuar interesante ka qenë Erika Bitanji, e cila nuk është një emër edhe aq i njohur për publikun shqiptar, por karriera e saj është e fokusuar në zemër të Europës. Ajo është bërë e famshme në “Idol 2017” në Suedi, duke krijuar fansa të shumtë që e adhurojnë zërin e saj. Ajo gjatë emisionit ndër të tjera performoi disa këngë të njohura, por gjatë bisedës ka qenë aktori i humorit që i ka hedhur batuta ngacmuese vajzës simpatike, ndërsa nga fundi ka deklaruar: “Më bëni gati unazat”!
Kaq ka mjaftuar dhe urimet në rrjetet sociale kanë vërshuar lumë. Sot, Olsi ka reaguar në Instagram duke i falënderuar të gjithë, por përtej të gjithave ai nuk e ka fshehur vlerësimin për këngëtaren simpatike Erika Bitanji. “Super talent, super e bukur”, është shprehur ai. Megjithatë nuk komentoi më shumë në lidhje me këto komente. Fundja nuk kishte çfarë të shtonte, siç u kuptua, simpatia ishte e dyanshme.