Lajme

13 November 2018

Pas fotos së publikuar, Almeda Abazi kërkon falje: Nuk e dija që ishin serbe

Almeda Abazi, e cila kurorëzoi historinë e saj të dashurisë në martesë me aktorin turk, Tolgahan Sayisman është në pritje të ëmbël. Që nga moment kur e bëri gjithçka publike në rrjetet sociale, ajo ka publikuar në rrjetet sociale foto të ndryshme të ushqimeve që konsumon.

Së fundmi, ajo publikoi një fotografi me ushqime në llogarinë personale në Instagram duke i cilësuar si ushqime nga Kosova, madje duke përmendur faktin se pikërisht këto janë një arsye më tepër përse ajo e do Kosovën. Por ska qenë kështu pasi fansat e kanë “sulmuar” me komente se po konsumon ushqime serbe.

Si pasojë e gjithë këtij presioni, Almeda është detyruar të fshijë fotografinë dhe të kërkoj falje publike duke thënë se nuk ishte në dijeni.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com